Ngjarje tragjike në liqenin e Banjës/ Humb jetën babai me dy djemtë dhe kushëriri i tyre!

0
144

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në liqenin e Banjës në Gramsh ku për pasojë dyshohet se kanë humbur jetën katër persona.

Sipas policisë së Gramshit ata kanë marrë një telefonatë rreth orës 19:00, ku i është thënë se 4 persona dyshohet se janë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës, në fshatin Drizë të Gramshit.

Shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe zjarrëfikësit kanë shkuar në vendngjarje ku rezulton se kanë humbur jetën babai me dy djemtë e tij dhe kushuriri i tyre.

Babai, 46-vjeçari A. Z., dy fëmijët e tij 19-vjeçari R. Z., dhe 14-vjeçari E. Z., së bashku me kushëririn e tyre 20-vjeçarin M. Z., sipas deklarimeve të familjarëve janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më.

Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit.

Sipas policisë në drejtim të liqenit janë nisur polumbarët e Reneas për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni. Në drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here