Një tjetër pushues ë bregdetin shqiptar ka humbur jetën ditën e sotme në Plazhin e Tales.
Bëhet me dije se një 52-vjeçar, banues në Kamzë Tiranë, sapo ka rënë në kontakt me ujin në anë të detit nuk është ndier mirë.
Roja bregdetare dhe pushuesit e tjerë e kanë ndihmuar duke i dhënë ndihmën e parë dhe menjëherë është transportuar në Spitalin rajonal, por ka ndërruar jetë.
Paraprakisht dyshohet se 52-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.