Paralajmërimi i ekspertëve: Vala e të nxehtit mund të vazhdojë deri në gusht

0
180

Mbarë bota po përballet me temperatura të larta, mes tyre edhe Shqipëria. Agjencia e motit të OKB-së bën me dije se temperaturat ekstreme që përfshijnë globin këtë javë po konsiderohen si normale në një botë të ngrohur nga ndryshimet klimatike.

Organizata Botërore Meteorologjike paralajmëroi se vala e të nxehtit në Evropë mund të vazhdojë deri në gusht. Zona të mëdha të botës panë sërish nga afër të hënën se si është jeta në temperatura ekstreme:

Temperatura më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në Tokë ishte 56.7C. Kina theu përkohësisht rekordin e saj për temperaturën më të lartë të të gjitha kohërave të dielën kur regjistroi 52.2C në  rajonin e saj perëndimor Xinjiang. Shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës po i bën valët e të nxehtit më të gjata, më intensive dhe më të shpeshta. Shqipëria, aktualisht ndodhet në epiqendrën e kësaj vale të nxehti ndërsa termometri në disa zona ka shkuar deri në 42 gradë Celsius.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here