Ndryshimet klimatike/ Nga vapa përvëluese te përmbytjet, Papa mesazh liderëbe botërore: Merrni masa urgjente

Papa Françesku iu drejtua me një mesazh të fortë këtë të diel liderëve botërorë pas valës së të nxehtit që pa pushtuar shumë vende.

 

Papa tha se i nxehti përvëlues dhe përmbytjet në vende si Koreja e Jugut, nxjerrin në pah nevojën për ndërhyrje urgjente në trajtimin e ndryshimeve klimatike.

“Ju lutem, përsëris apelin tim drejtuar liderëve botërorë që të bëjnë diçka më konkrete për të kufizuar emetimet ndotëse,” tha Papa në fund të mesazhit të tij drejtuar turmave në Sheshin e Shën Pjetrit.

“Është një sfidë urgjente, nuk mund të shtyhet, ka të bëjë me të gjithë. Le të mbrojmë shtëpinë tonë të përbashkët,” shtoi Papa.

 

Françesku i bëri thirrje botës që të heqë lëndët djegëse fosile dhe t’i japin rëndësi të shtuar mbrojtjes së mjedisit.

 

 

 

Ndryshimet klimatike/ Nga vapa përvëluese te përmbytjet, Papa mesazh liderëbe botërore: Merrni masa urgjente

Po Landfilli 21 milion euro, ku u

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko