Rrezikoi jetën e plazhistëve në det, drejtuesi i gomones gjobitet me 1 milionë lekë

0
97

Policia Kufitare ka ndëshkuar me 100 000 lekë të rinj, drejtuesin e mjetit lundrues gomome, i cili shkeli perimetrin e sigurisë dhe duke vënë në rrezik jetën e plazhistëve.

Përveçse u gjobit, drejtuesit të gomones iu bllokua edhe mjeti lundrues.

“Policia Kufitare e Durrësit dhe Njësia Policore Detare, pas marrjes së njoftimit nga shërbimet e patrullës tokësore që patrullon në vijën bregdetare dhe nga pushues në plazhin e Spillesë, se një mjet lundrues  gomone po lundronte brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e plazhistëve, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë.

Policia Kufitare identifikoi mjetin lundrues (gomone) dhe bëri bllokimin e menjëhershëm të tij.

 

Gjithashtu, ndëshkoi me masë administrative 100 000 lekë të rinj, drejtuesin e mjetit lundrues gomone, për ushtrim të aktivitetit jashtë zonave të miratuara, duke rrezikuar jetën e pushuesve.

 

Mjeti i bllokuar u shoqërua në ambientet e SPK Durrës”,-thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here