Ura në hyrje të qytetit të Patrës në Greqi është shembur duke shkaktuar 1 të vdekur dhe 8 të plagosur.
Sipas mediave greke, në terren ndodhen 35 zjarrfikës me 12 automjete dhe forca të tjera të kërkim-shpëtimit.
Autoritetet po ushtrojnë kontrolle nëse ka persona të tjerë të bllokuar nën rrënoja.
Për shkak të shembjes së urës, qarkullimi i automjeteve në drejtim të Athinës është pezulluar, ndërkohë që drejtimi është devijuar në segmente të tjera.
Për momentin nuk dihet se çfarë mund ta ketë shkaktuar shembjen e një pjese të urës.