Shqipëria po ‘digjet’ prej ditësh nga temperaturat ekstreme nën ndikimin e masave ajrore Afrikane.
Kreu i Emergjencës Kombëtare, Skënder Brataj iu bëri apel qytetarëve që të tregojnë kujdes në këto ditë të nxehta.
Brataj theksoi për News24 se moshat e treta janë ato më të rrezikuarat nga temperaturat e larta dhe këshilloji që në këtë situatë qytetarët të konsumojnë rreth 2 litra ujë në ditë.
“Çdo temperaturë mbi 30 gradë në hije është e rrezikshme. Është e domosdoshme që të kufizohet dalja në orët e pikut. Nga data 17 e deri sot janë 2715 vizita të bëra në banesë, po ashtu edhe shumë konsulta telefonike. Ne kemi mjekë që bëjnë edhe konsulta mjekësore përveç urgjencës. Nëse mjeku ka dyshimin më të vogël për rrezik jetë, dërgon ekipin në vendngjarje. Gjatë stinës së verës shtohet koordinimi dhe forcat në vend”, -tha Brataj.