Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar pas vendimit të marrë nga Kryesia e PD-së për heqjen e vulës së partisë, sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi.
Në një postim në Facebook, Shehu ironizon vendimin e marrë nga Kryesia e PD-së, ku shprehet se ‘është qesharake që të krijohet një vulë e re, kopje e shëmtuar e origjinales’. Më tej thotë se vula e re është një kopje e shëmtuar sipas shëmbëlltyrës së regjimit që i shërben veç kryeministrit Edi Rama.
Kujtojmë se Kryesia e mbledhur në 18 korrik ka vendosur që vula të prodhohet dhe administrohet nga sekretari i çështjeve ligjore dhe zgjedhore Indrit Sefa.
Postimi i plotë i Tritan Shehut:
Per ata mjerane, qe kujtojne se PD eshte nje vule!
Dhe me qesharakja cfare po lexoj tashti, mjeranet do te prodhokan nje “vule” te re, kopje te shemtuar te origjinales!
O mjerane!
Vula e PD eshte shume e vjeter tashme, prej dhejtorit 1990!
Ajo eshte emblematike, e gjere, shume e gjere e gjithe perfshirese.
Aq e rende ne peshen e saj sa qafa juaj nuk mund ta mbaje te varur ate..
As dhe ju nuk mundeni, qofte edhe si paterice e Rames!
Eshte aq e madhe sa xhepi juaj, nuk mund ta nxere…
Sa dhe trasta juaj eshte shume e vogel ne krahasaim me ate.
Sepse ajo “permban brenda saj” ata dhjetra mijra demokrate, qe kane luftuar per demokraci, perendim!
Permban aq shume vlera, vlera per te cilat jo pak demokrate nuk jane me, sepse i dedikuan gjitheshka luftes me antivlerat.
Me ato antivlera, te cilat po “prodhojne” per ju me nxitim ate “vule te re”.
Por kjo eshte bosh brenda saj, si pupel e lehte, se antivlerat nuk peshojne e as zene dot hapesira ne histori.
Eshte thjesht e mbushur plot me ato, sepse po jua pregatisin te tille…sepse rregjimit i duhen vetem antivlerat!
Kete po, mund ta varni reth qafes suaj, ta fusni ne xhep, ne traste, ku tjua vendosin.
Por kjo nuk perfaqeson PD, nuk eshte PD, ajo e Dhjetorit, e idealeve demokratike e as e aq shume demokrateve.
Eshte thjesht nje “kopje e shemtuar” simbas shembelltyres se Regjimit…
Qe i duhet vetem Rames e askujt tjeter….per te zezen e shqiptareve!
Prandaj kushdo, qe ka akoma sado pak liri ne vetvehte, aspirata nga te dhejtorit e te PD ne terresi, duhet te kuptoje se ajo “vule”, qe po i pregatisin eshte “vula” e helmuar per demokracine tone, integrimin, te ardhmen!