Një person ka vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur në La Chaux-de-Fonds, në veriperëndim të Zvicrës, pasi një stuhi e fortë goditi zonën dhe shkaktoi dëme. Burri që u vra u shtyp nga një vinç në zonën e stacionit të trenit, tha policia e kantonit Nechatel. Sipas shërbimit meteorologjik të Zvicrës, ishte një tornado e kombinuar me një stuhi të masës ajrore që u krijua përgjatë vargmalit malor Jura dhe goditi La Chaux-de-Fonds, afër kufirit francez.
Operacioni i shpëtimit dhe heqjes së mbeturinave vazhdon. Policia u bëri thirrje banorëve të kenë kujdes të shtuar pasi rrezikohen nga rënia e pemëve apo çative. Autoritetet paralajmëruan gjithashtu se një stuhi tjetër pritet në Nechatelle dhe veçanërisht në La Chaux-de-Fonds dhe u bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre dhe të shmangin daljen jashtë.