Vendi ynë po përjeton sot temperature ekstrem të larta. Meterologia Rezarta Xhakollari than ë Syri tv se temperaturat në vend kanë kapur vlerën deri në 45 gradë ndërsa në ditët në vijim presim një zbritje me gati 15 gradë. Sipas Saj, në fillim të muajit gusht do të kemi reshje dhe stuhi shiu. “Është një valë e të nxehtit që në fillim preku Jugun e Italisë dhe u ngjit sipër duke prekur të gjithë Europën, Greqinë dhe Shqipërinë. Në Tiranë është regjistruar 42 gradë në hije ndërsa në vend sot pritet të shkojë deri në 45 gradë. Durrësi dhe Vlora kanë përjetuar të nxehtin e tmerrshëm dhe kjo nuk është parë që në vitin 2008 ku u regjistruan 43 gradë prej tre ditësh rrjesht. Kjo është një valë e të nxehtit rekord por e jashtëzakonshëm do ta cilësoja nëse dot arrihet kjo në Janar por janë ditë të nxehta duhet ta pranojmë. Edhe vendi ynë fqinj Italia po përballet me fenomene ekstreme, i gjithë dimri ishte i thatë dhe në muajin maj u shkarkuan të gjitha reshjet duke shkaktuar miliona e miliona dëme. Luftën në të ardhmen do ta kemi me klimën dhe jo me Rusinë. Vendet e pasura kanë filluar të reduktojnë gazrat serë dhe këtë hap duhet ta marrim dhe ne edhe pse do të ketë reflektime në ekonomi. Ngrohja globale do të prekë të gjitha fushat e ekonomisë pasi i nxehti ekstrem ose i ftohti ekstrem do të ndikojnë në shumë aspekte të jetës dhe bujqësisë. Sot i nxehti do të jetë deri në mbrëmje dhe në këto momente është rërë sahariane dhe pas mbrëmjes do të ketë ndryshime dhe rrymat e ajërit nga cikloni i Islandës të aktivizohet dhe presim një rënie me 15 gradë. Nuk do të kem reshje shiu nesër dhe erërat do të jenë prezente dhe do të vijojë në normalitet vera. Fillimi i gushtit pritet të sjellë reshje dhe stuhi intensive në vendin tone”, tha ajo.