Analisti Fatos Lubonja, teksa foli për situatën e brendshme në Partinë Demokratike, e cilësoi atë një tragjikomedi.
I ndalur tek çështja e vulës, Lubonja tha se po bëhet një histori e përsëritur, duke shtuar se kthimi i Lulzim Bashës pas një kohë heshtje është mungesë serioziteti.
“Tragjikomedi situata në PD. Ngjarjet në PD janë problem edhe i Shqipërisë. Përshtypja ime ka qenë që Bardhi është njeri i afërt me Bashën, por prishjen e marrëdhënieve mund të them se ndoshta nuk e priste kthimin e Bashës. Në analizën e tij thotë se me Bashën PD nuk ka asnjë shans. Por për ndarjen e partisë janë të gjithë përgjegjës. Besoj se edhe pse pa ditur detaje, në thelb shihet paaftësia për t’u bërë bashkë përtej interesit personal”, tha ndër të tjera Lubonja.
Sa i përket çështjes së vulës dhe mbledhjes së thirrur nga Gazment Bardhi, Lubonja tha se politikën e kanë kthyer në dyqan për të nxjerrë fitime, dhe sipas tij qëllimi i Bardhit është të qëndrojë në politikë.