Nga Endira Bushati
Lulzim Basha si Turp për Republikën dhe Shtetin!
Ka kohë që nuk e lodh veten të flas a shkruaj për Bashën. Edhe kur ndjen neveri ndaj një personazhi, personazhi gjithsesi mbart një vlerë negative në sytë e tu. Basha hyn tek kategoria ku dhe neveri nuk arrin të ndjesh ndot…
Si shumë tjerë, nuk rreshtëm së foluri për të që nga 2017….është nga ato rastet kur nuk të jep kënaqësi të thuash “a ju thamë…”
Foltorja e “asgjësoi” Bashën në 2 javë me 2 fjali….se për boshin…nuk kishte nevojë më tepër…
Ai është aksidenti politik më i madh i këtyre 30 viteve, njeriu tek i cili u investua shumë nga Berisha dhe gjithë Partia Demokratike dhe që rezultoi një hiç, një figuriçkë që postin e donte për biznes dhe kaq!
Sot, për të në vetvete nuk ia vlen të flasësh! As për figurinat që ka rrotull! Ato s’kanë asnjë ide a staturë politike, asnjë parim mbi demokracinë a shtetin, por i janë ngjitur Bashës kush për post e kush për para…Nga ky soj ekziston gjithmonë…
E përsëri, as me Bashën e as me ata rrotull tij, nuk ia vlen të merresh!
Vetëm se…Lulzim Basha, ashtu si leckë e pavlerë, është Turpi i Republikës dhe i Shtetit shqiptar! Dhe nuk e teproj fare kur e them këtë!
Sepse….në asnjë republikë a shtet modern, nuk mund të ndodhë që nga partia të përjashtohen 50 mijë anëtarë nga 78 mijë gjithsej, që një njeri t’i thotë vetes “kryetar”…
Sepse….në asnjë republikë a shtet demokratik, nuk mund të ndodhë që gjyqtarë të shantazhueshëm me vetting, t’u rrëmbejnë identitetin politik, logon, vulën anëtarëve të partisë…për t’ia dhënë ”kryetarit”….
Sepse…në asnjë republikë a shtet perëndimor, nuk mund të ndodhë që të zhvillohet farsa më komike siç ajo që do të zhvillohet më 29 korrik, dhe analistët, gazetarët, media ta trajtojnë si thjesht një ngjarje politike duke i thënë “Lulit dajë”….
Sepse….në asnjë republikë a shtet perëndimor, nuk mund të ndodhë që anëtarësia e një partie të mos ketë asnjë mjet efektiv për të realizuar të drejtën e vet për identitet politik….sepse gjykatat dhe gjithçka tjetër i ka në dorë Qeveria…
Sepse….këtu, si në Romanin “1984”, Gënjeshtra po bëhet E Vërteta dhe po kalon në histori….
Lulzim Basha s’ka asnjë vlerë!
….përveç se për Ramën!