Pak ditë më parë u shkarkua si Shef i Operacionales dhe u ul në detyrë, kush është Olti Bistri, zyrtari i policisë që u arrestua me urdhër të SPAK

0
323

Mes emrat të zyrtarëve të lartë të policisë, që u arrestua me urdhër të SPAK është dhe Oltion Bistri, ish-shefi i Operacionales. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Bistri ishte shkarkuar 4 ditë më parë nga detyra e sipërcituar, për t’u emëruar si Specialist në Drejtorinë e Krimeve në Volum.

Kujtojmë se Bistri kishte marrë detyrën e Shefit të Operacionales, një pozicion me rëndësi për përgjimet në strukturën e Policisë, vjet në shkurt. Me ndryshimet e reja në Policinë e Shtetit drejtoria e Krimeve është ndarë në dy sektorë, në Volum dhe të Rënda, ndërkohë, që ndarja bëhet sipas rëndësisë së kriminalitetit.

Oltion Bistri në vjeshtën e vitit 2021 ka qenë më detyrë në Policisë e Lezhës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Policisë e Durrësit. Bistri ka qenë gjithashtu edhe shef i Komisariatit nr.2 në Tiranë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here