U arrestua nga SPAK, Berisha: Pëllumb Gjoka grabiti 100 mijë metra katrorë në Velipojë me ndihmën e Ramës

0
122

Kreu i PD, Sali Berisha deklaron se biznesmeni Pëllumb Gjoka, një nga të arrestuarit e megaoperacionit të SPAK, grabiti 100 mijë metra katrorë në Velipojë me ndihmën e kryeministrit Rama.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se ai kuzohet edhe për vrasje njerëzish.

“Krahas shkarkimit të Damian Gjiknurit, numrit dy të PS, sot është njoftuar arrestimi i disa krerëve të botës së krimit shtetëror dhe të lidhur me shtetin.

Sot është arrestuar Pëllumb Gjoka, një nga banditët kryesorë, një njeri, i cili me ndihmën e Edi Rramës, ka grabitur rreth 100 mijë metra katrorë në Velipojë. Akuzohet edhe për vrasje njerëzish.

Pëllumb Gjoka ka një motel këtu, të cilit Edi Rama i ka dhënë apo donte t’i jepte pesë yje dhe kazino.

Pëllumb Gjoka ishte po kaq i afërt me Edi Rramën sa Damian Gjiknuri.

Por mbi Pëllumbin ishte Bistri.

Bistri është një nga eksponentët e krimit në Shqipëri dhe Ballkan. Ai drejtonte Drejtorinë Operacionale të Policisë së Shtetit. Oltion Bistri është një përbindshëm i krimit.

Nga hajdut ordiner te autor i të gjitha llojeve të dhunimit të ligjit.

Ai zbatonte urdhrat e prokurorisë për arrestimin e bashkëpunëtorëve të tij në krim, ndaj edhe ata ia mbathnin lirshëm se njoftoheshin para se të ekzekutohej urdhri.

Të gjithë ata që zbatojnë ligjin, do kenë mbështetjen e plotë të PD”, u shpreh Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here