A ndihesh i shitur nga Rama? Gjiknuri në siklet para gazetarëve: Shkarkimi s’ka lidhje me inceratorët por…

0
177

Ish-sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri, teksa i dorëzonte detyrën Blendi Klosit, u pyet nga gazetarët nëse ndihej i shitur nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Gjiknuri u shpreh se shkarkimi i tij nuk ka të bëjë me inceneratorët, por me përgatitjen e PS-së për t’u organizuar për zgjedhjet e ardhshme të vitit 2025. Gjiknuri tha se ka një komunikim të vazhdueshëm  me Ramën, në aq distancë sa ia lejon pozicioni i secilit.

Sa i takon akuzave për inceneratorët, Gjiknuri tha se nuk është marrë ende në pyetje nga SPAK, dhe do të jetë i gatshëm që të dëshmojë sa herë që i kërkohet nga prokurorët.

A ndiheni ju i shitur nga kryeministri Edi Rama? 

Gjiknuri: Së pari unë e kuptoj që befasia e këtij lajmi ka bërë bujë në rrjetet sociale. Unë e thashë që ne pas çdo zgjedhje bëjmë analiza dhe rezultate, dhe ky ndryshim është rrjedhojë i kësaj analize, nuk e quaj fare në atë term që ju e thoni.

Jeta më ka mësuar që të jem përballë të papriturave, dimensionet e të cilave i kam mësuar kohë më vonë. Unë jam mësuar me akuza, fatkeqësisht edhe për shkak të personalitetit tim deri diku të fortë, dhe për pozicionet e rëndësishme që unë kam pasur. Nuk është hera e parë që marr edhe akuza të karakterit politik, ka vetëm një drejtësi që i gjykon të gjitha.

Unë jam në komunikim të vazhdueshëm me kryetarin e partisë, në distancë aq sa e lejon detyra e secilit, unë i vlerësoj mundësitë që më ka dhënë, por sa më shumë fuqi të kesh, aq më shumë konsumohesh dhe me akuza. Nuk jam thirrur ndonjëherë nga SPAK për inceneratorët, roli i Ministrit të Energjisë ka qenë periferik, nëse më thërrasin do të jap shpjegime.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here