Deputetët Lefter Gështenja dhe Bledjon Nallbati kanë depozituar një kërkesë në Gjykatën e Tiranës për heqjen e emrit të Lulzim Bashës si kryetar dhe Enkelejd Alibeaj si nënkryetar.
Ky hap vjen një ditë pas mbledhjes online të Këshillit së PD-së, e cila anuloi zgjedhjet dhe shkriu Kryesinë.
Deputetët kanë kërkuar zbatimin e vendimeve të Këshillit Kombëtar pasi mbrëmë ky i fundit ka pranuar dorëheqjet e tyre.
“Askush nuk ka të drejtë që të privatizojë Partinë duke e kthyer atë në një parti private. Anëtarët e PD kanë vetëm një synim se si të forcojmë PD. Kemi dorëzuar një dosje me të gjitha vendimet që kemi marrë në Këshillin Kombëtar”, tha deputeti Nallbati.
Nga ana tjeter, deputetja Oriola Pampuri, në një deklaratë për mediat ka ftuar anëtarët e Partisë Demokratike që t’i drejtohen nesër kutive të votimit për të finalizuar procesin e zgjedhjes së kryetarit të partisë, te paracaktuarin Lulzim Basha.