Zbardhen detaje të reja nga megaoperacioni i SPAK, ku u arrestuan disa zyrtarë të policisë së shtetit, biznesmenë, elementë të krimit të organizuar në Tiranë, Kukës, Laç, Velipojë dhe Shkodër.
Mes emrave që tërhoqën vëmëndjen mediatike të këtij operacioni, ishte arrestimi i biznesmenit Pëllumb Gjoka, drejtuesit të prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita dhe ish-drejtuesit të Grupit të Operacionales, Olti Bistri.
Po ashtu, Safet Bajri, Ilir Bajri, Erogen Vaso alias (Brajoviç) etj, janë shoqëruar në ambjentet e policisë, të cilët pasi janë marë në pyetje më pas u lënë të lirë.
Mësohet se një letërporosi e mbëritur nga Drejtësia Franceze, ka sjellë një volum të madh bisedash të kryera përmes aplikacionit “Sky” dhe “Encro”, të cilat tregojnë se personazhe të këtij grupi si Enver Bajri, Ervis Martinaj, Elio Hato, Pëllumb Gjoka dhe persona të tjerë flasin me njëri-tjetrin për vrasje dhe plane ekzekutimesh të emrave të ndryshëm në Shkodër.
Kështu, nga përgjimet biznesmeni Pellumb Gjoka del duke bërë plane me Behar Bajrin për të kryer vrasje. Behari i shpjegon se kishte kontaktuar persona të ndryshëm jo shqiptarë, por kombësi të tjera për të realizuar vrasjen por më vonë rezulton se vrasjet i kryejnë shtetas shqiptare.
Në biseda flitet për shumat që do të paguheshin për realizimin e vrasjeve. Pellumb Gjoka thotë që të jepen sa para kërkohen vetëm vrasja të kryhet.
Pas vrasjes së Gjin Ndojit në 2020 të dyshuarit i kanë shkuar edhe në varrim.