Gent Strazimiri anëtar i kryesisë së PD, i ftuar në Syri Tv në ‘Edicionin e Pasdites’ u shpreh se SPAK i ka provat e manipulimit në Shkodër dhe se mosveprimi e bën pjesë të kartelit.
Së pari unë doja të qartësoja që unë sot thjeshtë kam përmbledhur çfarë kemi denoncuar ditë pas dite në fushatë dhe i kemi me emra, madje një pjesë të informacioneve që kemi patur kanë qenë shumë sensitive, madje një pjesë e tyre i janë dërguar OSBE/ODIHR misionit vëzhgues , për përfshirjen e elementë per veprimin ose mosveprimin në fushatën e PS dhe fitores së kandidatit të saj të ndihmuar nga krimi i ogranizuar dhe elemëntët kriminalë të Shkodrës që nuk janë vetëm këtë, por këta janë baza.
Kështu që, në këtë pikëpamje artikulli nuk është asgjë më shume së një rezyme nga ajo çfarë është denoncuar nga PD veçanërisht nga Berisha. Ka qenë një situatë që nuk mund të ishte ndryshe, janë emra kriminelësh që gazetarët kanë frikë t’i përmendin prandaj i përmend që njerëzit të marrin vesh dhe gazetari kur ta publikojë të thotë qe ‘Berisha thotë se’, sepse gazetari nuk është aq i fuqishëm sa për të bërë një gjë të tillë. Ajo që kam shkruar sot është pikërisht kjo, Shkodra pozitive është fasadë, fytyra e qeshur dhe e lëmuar e Benet Becit me ato flokët e shpupurisura sikur po mendon për Shkodrën, në fakt është vetëm fasadë.
Shkodra i ka kaluar më në fund partisë së pushtetit, Partisë Socialiste kur nuk e bëri dot as sigurimi i shtetit në një rrethanë a në një tjetër, ja arritën me krimin e organizuar. Kjo është situata sotme, ajo që duhet t’na dale si rezultat, është fakti se ju ftoj të bëjmë një analizë.
Kriminelët se bashku me policët në shërbim të tyre, me prokurorë kanë qenë në përgjim dhe në ndjekje për nje periudhë më të gjatë se fushata elektorale . SPAK di çdo lëvizje të tyre gjatë 25 orëvë , SPAK di edhe mbështetjen nga ata në krimin elektoral, që i kanë dhënë P , SPAK nuk mund të heshtë më por duhet të dalë t’i thotë të bardhes të bardhë dhe të zezës të zezë, se duke kaluar kështu dosjet, krimi i organizuar po na cakton njerëzit që duhet të na drejtojë dhe kjo nuk është aspak e shëndetshme, është e rrezikshme, madje është sinjal alarmi.
Unë jam i bindur që ka pasur një koordinim të kohë sepse ritmi me të cilin ecin hetimet dhe si sigurohen provat nuk është domosdoshmërisht i lidhur me fushatën elektorale. Fushata elektorale mbaroi me kandidatin që ata mbështetën, kandidati i Ramës fitoi, fitore e çuditshme kur humbi Himarën dhe Memaliajn, është labëria brenda, vendimtare.
Fitoi Shkodrën , të ndërrojnë mendjen shkodranët të bëhen me këtë, kjo është pak e çuditshme. Gjithsesi dhe nësë ka ndodhur kështu personat kriminelë që sot janë arrestuar për pjesëmarrje në banda kriminale kanë qenë në ndjekje dhe në përgjim nga SPAK. SPAK e ka të pamundur të thotë se unë nuk dija gjë se kë ndjekën, si e ndjekën, kë shantazxhuan dhe si e shantazhuan, gjatë fushatës elektorale për të siguruar fitoren e Benet Becit.
Kështu që SPAK duhet të flasë , ndryshe heshtja e tij e çon në një krim dhe më të rëndë se sa krimi organizuar që sadO i organizuar, është krim lokal. Por e kthen SPAK në dorën e një karteli që sot ka mbërthyer Shqipërinë dhe kjo vetëm drejtësi nuk është. Shkodra nuk ësHtë një qytet dhe aq i madh sa t’ju bësh ‘spinën’, Shkodra është qytet i vogël ku të gjithë i dinë të gjitha, vetëm policia kurrë nuk di asgjë.
Kështu që atë që di gjithë Shkodra ne e kemi denoncuar ditë pas dite, atqë që di gjithë Shkodra SPAK-u e ka me prova. Duhet të hapë petët e lakrorit dhe të na thotë çfarë ka ndodhur, përgjEgjësit të shkojnë para përgjegjësisë penale.
Unë jam një ndër ata që kam vendosur t’ju rri përbalë dhe nuk kam në mend të gjykojë asnjë që bën të njëjtën gjë.