Nga Petrit Vasili
Përgjegjësia personale e Edi Ramës për zhytjen e qeverisë në llum rëndohet gjithnjë e më shumë sepse kriminalizimi është shndërruar në sistemik dhe ka prekur çdo qelizë të shtetit.
Përgjegjësi, ideatori dhe fajtori i vetëm për këtë asgjësim të qeverisjes me ligj dhe të zaptimit të antiligjit është vetëm Rama.
Përgjegjësia personale e Edi Ramës për kriminalizimin e qeverisë dhe të partisë është ulëritëse dhe vetëm e atij sepse të gjithë janë emëruar, zgjedhur dhe shfrytëzuar nga ai në veprimtarinë e tyre antishtet dhe antiligj dhe duke qënë të akuzuar me fakte asgjësuese.
Virusi i sëmundjes shkatërrimtare të kriminalizimit të qeveritarëve është vetë ai.
Sa kohë që është ai kryeministër çdo lloj kavërdisje dhe përzierje e qeverisë është me zero efekt dhe do vazhdojë të vuajë nga sëmundja e kriminalizimit sepse virusi është gjithmonë i njëjti.
Ndaj të gjitha konstatimet e DASH, të Parlamentit Europian, të Task Forcës për Pastrimin e parave dhe tash së fundi të Dhomës Amerikane të Tregëtisë do të jenë gjithmonë e më të rënda.
Ndaj gjithë vëmendjen, goditjen, protestën, reagimin, demaskimin, dhe diskreditimin vetëm tek ai, tek virusi pandemik Rama që të shpëtojë shteti nga sëmundja vdekjeprurëse e kriminalizimit, korrupsionit dhe pastrimit masiv të parasë.
Ashtu si një i sëmurë në koma edhe Shqipëria është në buzë të greminës për shkak të virusit Rama.
Duhet terapi agresive ndaj një virusi të tillë dhe koha nuk pret më sepse sëmundje të tilla e shkatërrojne fatalisht trupin e shtetit dhe fatin e njerëzve.