Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Maliq, Korçë.
Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se burri ka vrarë gruan dhe e ka hedhur në një gropë të ujërave të zeza.
Viktima Luiza Mullalli dhe bashkëshorti i saj Gjergj Mullalli ishin në proces divorci por ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë.
Policia është vënë në kërkim të autorit Gjergj Mullalli.
Njoftimi i Policisë:
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 29.07.2023, rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja L. M., 46 vjeçe.
Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gj. M. Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.
Në lidhje me mjetet që janë përdorur në krim dhe rrethanat e mëtejshme, do ju informojmë pas këqyrjes së trupit të viktimës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.