U zunë për rrugicën para shtëpive/ Shoferi i Lindita Nikollës dhunoi fqinjët dhe qëlloi me armë, vjen reagimi i policisë

0
325

Një ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin Hamallaj, në Gjiirin e Lalzit, ku burrat e dy familjeve kanë zgjedhur shkopat e bejsbollit. Mësohet se familjet Nikolla dhe Kaçi kishin konflikt për rrugicën para shtëpive.

Sipas Policisë, Martin Nikolla bashkë me vëllezërit i zunë pritë e qëlluan me shkopa bejsbolli familjen Kaçi. Mësohet se Martin Nikolla është punonjës i Gardës së Republikës dhe pjesë e grupit të shoqërimit të kryeparlamentares Lindita Nikolla.

Janë shoqëruar në policinë e Fushë-Krujës Alfred, Petrit e Arben Nikolla. Ndërsa është  larguar nga vendi i krimit njëri prej vëllezërve Martin Nikolla. Një 80 vjeçar nga familja Kaçi është dërguar në spital i plagosur.

Njoftimi i Policisë

Hamallaj, Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në Hamallaj, dyshohet se për motive pronësie, janë konfliktuar duke përdorur mjete të forta, anëtarët e një familjeje, shtetasit P. K., K. K. dhe S. K., me anëtarët e një familjeje tjetër, shtetasit A. N., P. K. dhe M. N.

Gjatë konfliktit dyshohet se shtetasi M. N., punonjës i Gardës, ka qëlluar në ajër, me armën e shërbimit. Nga të shtënat nuk është dëmtuar asnjë person.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shoqërimin e të gjithë personave të përfshirë në konflikt, në Komisariatin e Policisë Durrës.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të konfliktit.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, do të ketë njoftim të plotë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here