Deputeti demokrat Luan Baçi e cilëson 29 korrikun 2023 si një ditë që prodhoi dy ngjarje, dhe siç thotë ai, njëra më e shëmtuar se tjetra.Nga njëra anë, thotë Baçi në reagimin e tij në rrjetet sociale, ishte mbledhja e qeverisë “Rama” në Tepelenë, dhe nga ana tjetër vendosmërinë e Lulzim Bashës për të marrë vulën e Partisë Dempokratike, në mënyrë që të vijojë t’i shërbejë vetë Edi Ramës.
Në 29 Korrik kishte dy “ngjarje” shumë të rëndësishme, dhe njëra më e shëmtuar se tjetra, që do të mbahen mend!Rama mblodhi qeverinë në Tepelenë tek “Tërmeti” i fitoreve “publicitare”, ishte i lumtur dhe siç i ndodh në raste të tilla, nga gëzimi i merrej fryma, i dridhej zëri dhe sytë i zgurdulloheshin…
Shkarkoi të gjithë sekretariatin, pasi kishte shkarkuar më parë Damianin e Tërmetit të votave, veprim ky për të qetësuar Damianin, dhe për ta siguruar atë se shkarkimi i tij, nuk ishte me porosi të SPAK-ut, (që në fakt ashtu është), por në kuadër të “rifreskimit” të rilindjes nga “vapa” e Korrikut.
Gjithsesi nuk e ha Damiani atë “kokërr ulliri” e ka porosi nga “Tigri” prandaj dhe tha “Më e mira do bëhet”.
Ngujimi dy ditor i Ramës me qeverinë në Tepelenë, u shoqërua nga ngjarja tjetër, akoma më “e rëndësishme”, dhe pa tjetër në funksion të Ramës, për ta qetësuar dhe freskuar sado pak, nga kjo “vapë” e nxehtë Korriku!
Atë që shërbëtori i tij, i shumë paguar, dështaku dhe bespreri, Lul Brava, në koordinim të plotë me të dhe nën drejtimin e tij, vazhdon në mënyrën më të shëmtuar dhe qesharake, me pa fytyrësi dhe paturpësi të mbajë peng PD-në, ta dëmtoj atë dhe të ndihmojë në vazhdimësi mbajtjen në këmbë të regjimit të Ramës, duke organizuar farsën zgjedhore më të turpshme, duke gënjyer dhe mashtruar, duke mbledhur njerëz sa andej-këtej, pa lidhje me anëtarësinë e PD-së, me qëllimin e vetëm, mbajtjen e vulës së partisë dhe vulën turpërimit të përjetshëm, që e bën me shumë qejf dhe dëshirë! Ai qoftë! Ata qofshin! Çfarë nuk bën njeriu kur e zë halli!”, shprehet Luan Baçi.