Inceneratorët i kanë kushtuar buxhetit të shtetit, 108 milionë euro deri më tani

0
153

Inceneratorët do të mbahen mend për numrin e lartë të zyrtarëve publikë që shkuan para drejtësisë, por në të njëjtën kohë edhe për djegien e miliarda lekëve nga buxheti i shtetit. Të dhënat nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë tregojnë se deri në qershor nga arka e shtetit kanë dalë mbi 11 miliardë lekë, me kursin e sotëm të këmbimit 108 milionë euro për të tre inceneratorët.

Konkretisht për inceneratorit të Tiranës, i cili ende nuk është ndërtuar, janë paguar gati 5.6 miliardë lekë. Regjistri i transaksioneve të thesarit tregon pagesa në vlerën e gati 3.5 miliard lekëve për inceneratorin, ende jo plotësisht funksional të Fierit dhe 1.9 miliardë lekë për atë të Elbasanit.

Këto shpenzimet pritet të mos ndalen këtu. Për inceneratorin e Tiranës, kontratë e lidhur në gusht të 2017-s me afat 30 vite, vlera përfundimtare e investimet parashikohet të arrijë në 18.3 miliardë lekë. më shumë para do të dalin edhe për Fierin dhe Elbasanin, projekte me kosto përfundimtare të parashikuar në 3.7 dhe 5.3 miliardë lekë.

Pagesat vijojnë edhe në kushtet kur objektet janë në sekuestro. Shembulli i parë është inceneratori i Elbasanit. Këtë vit ka marrë edhe 2 milionë euro, edhe pse kompania “Integrated Technology Services”, u sekuestrua nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në vitin 2021, si pjesë e skemës së përvetësimit të parave publike në këtë incenerator.

Pagesat buxhetore janë kryer nën argumentin e shërbimeve ndaj ndërmarrjeve të ujësjellësve sipas të dhënave nga thesari i Ministrisë së Financave. Me argumentin se Shqipëria ndodhej në një emergjencë mjedisore, 9 vite më parë qeveria i hapi rrugën ndërtimit me koncesion tre inceneratorëve me qëllim menaxhimin e mbetjeve: Tirana me kapacitet përpunues 416 mijë e 100 ton mbetje në vit, Fieri me 73 mijë dhe Elbasani me 51 mijë e 100 tonë mbetje në vit./a2news

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here