Zëvëndësambasadori dhe Referenti i Ekonomisë në Ambasadën Gjermanë në vend, Thilo Schroeter ka vizituar këtë të martë kompaninë EMS Albanian Port Operator në Portin e Durrësit.
Bëhet me dije se arsyeja e kësaj vizite nga ana e Schroeter, ishte për të krijuar një ide mbi situatën e kompanisë, lidhur me situatën e krijuar në terminal javën e kaluar.
Ai thotë se kushtet e drejta ligjore për investitorët e huaj, janë thelbësor për perspektivën e Shqipërisë si vend për të bërë biznes dhe të ardhmen e saj si pjesë e tregut të ardhshëm europian.
“Zëvendësambasadori dhe Referenti i Ekonomisë në ambasadën Gjermane, Thilo Schroeter, vizitoi të Martën (01.08.) EMS Albanian Port Operator në portin e Durrësit, për të krijuar një ide mbi situatën e kompanisë. Kushtet e drejta dhe ligjore për investitorët e huaj janë thelbësore për perspektivën e Shqipërisë si vend për të bërë biznes dhe të ardhmen e saj si pjesë e tregut të brendshëm europian”, thuhej në njoftimin e ambasadës.
Kujtojmë, EMS Albanian Port Operator ka reaguar dy ditë më parë në lidhje me situatën e krijuar në terminal javën e kaluar.
EMS akuzoi të shtunën APD-në për veprime arbitrare, pasi kishte hyrë me forca policie dhe mjete duke pezulluar aktivitetin e saj tregtar. EMS theksoi në reagimin e saj se i është cënuar dhe kufizuar aksesi në zonën e koncesionit.
Kompania hodhi poshtë deklaratën e EMS-APO për performancë të dobët dhe i sugjeroi Autoritetit Portual Durrës të kthehet në ligjshmëri duke çliruar zonat e tyre të koncesionit.