Studentët e mjekësisë kërkesë për takim me Avokatin e Popullit: Na është mohuar e drejta

0
139

Studentët e mjekësisë të cilët prej disa kohësh kanë protestuar pasi kanë qenë në kundërshtim me ligjin për t’u diplomuar 5 vite pasi kanë punuar në vendin tonë, kanë bërë kërkesë që të takohen me Avokaten e Popullit Erinda Ballanca.

Në këtë takim ata kërkojnë që të shprehin se ku qëndrojnë shkeljet e të drejtave dhe lirive të tyre si mjekë të ardhshëm të vendit.

Ata thonë se deri më tani asnjë kërkesë e tyre nuk është marrë në konsideratë.

Deri më tani kemi përdorur mjere të ndryshme të shprehjes së pakënaqësive, duke filluar nga formulimi i potecionit dhe mbledhja e firmave të studentëve të mjekësisë, ku mbajmë qëndrim kategorikisht kundër projektligjit, dhe pjesëmarrjen tonë në komisione, konkretisht Komisioni për punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik dhe Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të  Drejtat e Njeriut.  Ju bëjmë me dije që në komisionin e fundit, përfaqësueve tanë ju mohua e drejta për të marrë pjesë dhe për t’u dëgjuar denjësisht, pavarësisht kërkesave për pjesëmarrje si  grup interesi që dërguam drejtuar Komisionit. Kemi kërkuar gjithashtu të dëgjohemi edhe në seancën plenale përkatëse, kërkesë që na u mohua sërish”-thuhet në kërkesën e tyre.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here