Hetimi i SPAK, Zoto e Mërtiri përfituan miliona € edhe nga tenderat e dyshimtë në ujësjellësa

0
138

Dosja hetimore e SPAK per ish zv.kryeminstrin Arben Ahmetaj ka zbuluar se dy bosët e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kishin shtrirë tentakulat mbi tenderat e ndërmarrjeve të ndryshme të ujësjellësve në qytete ku kryetarët e bashkive ishin zgjedhur nga Partia Socialiste. Kështu në gusht të 2010 në qendrën kombëtare të biznesit u regjistrua shoqëria gaçkë “Teo Alb”, në pronësi të kompanisë Teotec Telecommunication and information commercial and industrial.

 

Vetë “Teo alb” rezulton se është bashkëaksionere në kompaninë Sportel, ku administrator është Klodian zoto, dhe aksioner tjetër është kompania F.M.O e themeluar po nga Klodian Zoto. Sipas dokumeteve zyrtare 4 muaj pas themelimit kompania “Teo Alb” me kapital vetëm 36 mijë lekë, arriti të fusë ne xhep një kontratë prej 391 milionë lekësh, ose rreth 3,5 milionë euro me Ujësjellësin e Fierit për vendosjen e matësave për një periudhë gati 5 vjeçare. Gjatë kohës që kontrata zbatohej, Klodian Zoto punësohet si këshilltar ligjor me kohë të pjesshme i drejtorit të ujësjellësit të Fierit, Salarjon Totaj. Pas fierit zoto, Mertiri dhe Gugalja iu futën punës për tenderin për matësat e ujësjellësit të Korçës dhe Beratit.

Dy kompanitë Zotos FMO dhe Integrated Technology Services, që më pas u bë dhe koncesionari i incenratorit të fierit morën një kontratë prej 2,78 milionë euro më instalimin 25 mijë matësave të ujit në berat në 2013, thuhet ne dosjen e SPAK. Gjatë kohës që bëhej gati tenderi, Mirel Mërtiri ndërkohë komunikonte me Arben Ahmetajn në lidhje me çështjen.

 

Ndërsa me ujësjellësin e Korçës kontrata për matësit është lidhur po në 2013 me Integrated Technology Services, për një vlerë prej prej 3,3 milionë euro. Gjithashtu në 2013 me ujësjellësin e Korçës është lidhur një kontratë me Kompaninë FMO me vlerë 1,75 milion euro, për ndërtimin e një impianti fotovoltaik. Hetimi i SPAK mbi këtë tender ka hedhur dritë mbi fitimet marramendëse, që Zoto, Mërtiri dhe Gugalja fusnin në llogaritë e tyre. Sipas komunikimeve me emal të administruara tashmë si prova nga hetuesit, Klodian Zoto shkruan se fitimi i parashikuar 52,8 milion lekë thënë ndryshe sa gati 40% e kontratës. Kjo vërtetohet indirektt edhe nga një projekt marrëveshje që Integrated Technology Services kërkon të lidhë me shoqërinë italiane “Futura s.p.a”, e cila në do të ndërtonte impiantin fotovoltaik në fjalë. Kështu ndërsa ujësjellësit të Korçës do t’i merrte 1,75 milion euro, kompania nënkotratore do të paguhej 1,15 milion euro. Pra plot 600 mijë euro diferencë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here