Metamorfoza/ Aplikacioni SKY nxjerr qindra biseda, të përfshirë politikanë, biznesmenë dhe personazhe të botës së krimit

0
419

Operacioni i SPAK që u ndërmor pak ditë më parë, me lëshimin e 15 urdhër-arresteve, u realizua falë përgjimeve në SKY.

 

Burime zyrtare për News24 dhe BalkanWeb bëjnë me dije se janë zbardhur qindra biseda nëpërmjet aplikacionit SKY, ndërkohë çkodimi u bë nga partnerët ndërkombëtarë, ndërsa pritet që shumë shpejt të dalin emrat e disa politikanëve, biznesmenëve apo dhe personazheve të errëta të botës së krimit.

Bisedat në SKY kanë zbuluar lidhjet e politikanëve me krimin, ndërsa bëhet e ditur se SPAK ka marrë në dorëzim biseda të tjera të zbardhura. Po ashtu SPAK dhe BKH po hetojnë lidhje të reja të politikës me krimin, ndërkogë që pas hekurave deri më tani kanë rënë biznesmenë, ish-policë e një ish-prokuror.

Kujtojmë se policia më 27 korrik ndërmori një aksion të shtrirë në disa zona të vendit, ku u ushtruan 16 kontrolle në banesa dhe u sekuestruan para, armë, maska e kamera. Ky grup kriminal akuzohet për vrasje, plagosje dhe një sërë krimesh të tjera. Pas hekurave aktualisht ndodhen biznesmeni Pëllumb Gjoka, i cili dyshohet për vrasje me paramendim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ish-shefi i Forcave Operacionale Oltion Bistri, i cili dyshohet për shpërdorim detyre dhe zbulim të akteve sekrete; kryeprokurori i Kukësit, Xhevahir Lita dhe 3 të tjerë, i dyshuar për korrupsion.

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here