Sherri te lokali në Prishtinë, 21 të plagosur

0
127

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e vona të mbrëmjes në qendër të Prishtinës, kryesisht në një lokal, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 21 persona.Të plagosurit kanë marrë plagë nga arma e zjarrit dhe si pasojë e përplasjes që kanë pasur me pjesë qelqi.

Katër prej tyre kanë marrë plagë nga arma e zjarrit, ndërsa një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Nuk dihen ende shkaqet e sherrit mes personave, e cila agravoi deri në përplasje fizike dhe shkrepje arme.

Në rrugën “Rexhep Luci” në Bonvivant, ka mbërritur menjëherë policia, e cila u lajmërua fillimisht për të shtëna me armë zjarri dhe të plagosur.

Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera hetimore.

Aktualisht së paku dy të dyshuar janë identifikuar si të përfshirë në rast, ndërsa pritet identifilimi i personave të tjerë të përfshirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here