E diela e aksidenteve, 22 të plagosur në rrugë! Përplasje në Rrugën e Kombit, Burrel, Mat, Fier dhe Korçë

0
100

Kjo e diel e 6 gushtit ka nisur me 4 aksidente me pasojë 22 persona të plagosur.

Një aksident ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit në Rrugën e Kombit pranë fshatit Gziq të Mirditës, ku një automjet me targa serbe u përplas me një trafikndarëse duke dalë më pas nga rruga, për pasojë janë plagosur 5 anëtarë të një familjeje.

 

Një tjetër aksident i rëndë ndodhi në aksin rrugor Burrel-Skuraj, me pasojë dy të plagosur.  Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Vablini” ku makina ka dalë disa metra nga rruga deri në afërsi të liqenit të Shkopetit. Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Laçit të cilët po marrin ndihmë mjekësore ku dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Rreth orës 07:30 minuta, një aksident tjetër ndodhi në vendin e quajtur “Safari park” në Fier. Automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin F. B., 61 vjeç, banues në Fier, është përplasur me automjetin tip “Mazda”, me drejtues shtetasin M. Z., 62 vjeç, banues në Ballsh. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, dy pasagjere, shtetaset G. G., 25 vjeçe dhe A. B., 56 vjeçe. Gjithashtu janë dëmtuar lehtë edhe 2 drejtuesit e mjeteve si edhe 6 pasagjerë në këto mjete, të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spital.

 

Vetëm 20 minuta më vonë, një aksident u shënua në Korçë. Një automjet tip tip “Peugeot” me drejtues shtetasin P. V., 74 vjeç, ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin D. H., i cili u dërgua për mjekim në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Në vendin e quajtur “Plan i Bardhë”, në aksin e rrugës së Arbrit, A.N., duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti është përplasur, me murin mbrojtës anësor të rrugës. Për pasojë ka mbetur i lëndaur drejtuesi i mjetit dhe tre pasagjerë që ndodheshin në mjet, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Fatmirësisht, nga aksidentet nuk pati humbje jete.

 

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here