55-vjeçari Armando Meshau, me profesion inxhinier u vra pas një konflikti për një apartament, mesditën e sotme në Vlorë.
Autori i dyshuar i kësaj ngjarje të rëndë është 33-vjeçari i arrestuar Rei Meta.
Në media thuhet se i riu që punon si doganier dhe goditi me grushta 55-vjeçarin në ambientin e një qendre interneti, është djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta.
Nurihan (Seiti) Meta është anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë që nga krijimi i këtij institucioni në vitin 2018. Ajo është zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë nga radhët e Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
Por emri i Nurihan (Seiti) Meta është bërë i njohur vitin e kaluar, pasi votoi kundër Altin Dumanit, i cili sot mban postin e kreut të SPAK. Vota e saj shkoi për kandidatin tjetër në garën për kreun e SPAK, Edvin Kondili.