Kulla në qendër/ Berisha hedh poshtë zërat: Shpifje dhe trillime nga kuzhina Fuga-Veliaj. Duan të shmangin vëmendjen nga inceneratorët !

0
232

Sali Berisha është pyetur gjatë një konferencë për shtyp, lidhur me akuzat se djali i tij, Shkëlzen Berisha, qëndron pas kullës 64 kate që ka nisur të ndërtohet në qendër të Tiranës.

Berisha tha se akuzat janë shpifje dhe se djali i tij nuk ka lidhje me kullën. Ai tha se fton Edi Ramën të anullojë lejen e kullës.

Ditët e djeshme ka patur reagime të shumta pas protestës së Lëvizjes Bashkë, në vendin ku do të ndërtohet kulla, por opozita e drejtuar nga Berisha e kaloi atë në heshtje totale.

Gazetari: Ka akuza se djali juaj është përfitues i kullës. Ka edhe akuza, që nuk keni lejuar deputetët e PD të reagojnë pasi një nga pronarët, ka financuar Foltoren dhe aktivitetet tuaja. Si i përgjigjeni këtyre akuzave?

Sali Berisha: Shpifje dhe trillime të mirëfillta nga kuzhina Fuga-Veliaj. Së pari, e gjithë përpjekja është të krijojmë një zhurmë për të shuar flakët e djegësit të Tiranës, që nuk ekziston. Gjatë qeverisjes së PD, Sali Berisha nuk ka dhënë asnjë leje për asnjë kullë.

Plani që ka miratuar KKRT në 2012, ka qenë për ndërtimin e ndërtesave me lartësi 6-8 kate në të gjithë territorin. Ata që përpiqen të më atribuojnë mua, janë shpifarakë të mjerë.

Nëse Rama ka dhënë leje pë Shkelzen Berishën, duhet të kesh humbur çdo mendje, të bëhesh shpifës i kalibrit të Ymer Bazes dhe Carlo Bolinos të nxjerrësh shpifje të tilla. Megjithatë, e ftoj Edi Ramën të anullojë menjëherë lejen.

PD del sot me deklaratën e saj, në të cilën paraqet çështjet e thella ligjore që ekzistojnë për atë ndërtim.

Këto janë gjëra të mjera dhe të dështuara. Unë nuk kam dhënë asnjë kullë dhe nuk do të jepja, përveçse po të zgjidhej një zonë e pandërtuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here