Autori i vrasjes në Vlorë sekser/ Babai zyrtar i Kadastrës, mamaja në KLP, motra me xhaxhain në Prokurori

0
158

Ngjarja e rëndë e ndodhur tre ditë më parë në Vlorë, ku pas një konflikti Rei Meta la të vdekur ndërtuesin 55-vjeçar, Armando Meshau ka nxjerrë në publik të tjera detaje që vënë në dyshim figurën e nënës së tij, anëtares së KLP-së, Nurihan Meta.Në deklarimin e tij në polici, Rei Meta tha se konflikti ishte për një pazar për dhurimin e 1 apartamenti në Vlorë që ai do të përfitonte nga puna që do të bënte si sekser për marrjen e truallit për ndërtim.

Pak orë pas ngjarjes u bë publik fakti që Rei Meta është djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta.

Por jo vetëm anëtarja e KLP-së, edhe të gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes së saj kanë poste të rëndësishme në administratë.

Bashkëshorti i anëtares së KLP-së,Hazis Meta, me profesion oficer kufiri është Shef Sektori Juridik në Kadastrën e Përgjithshme, i emëruar pas zgjedhjes së gruas në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Vajza e tyre, motra e Rei Metës, Santeliana Meta, deri në momentin kur e ëma u emërua anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, punonte në Ministrinë e Brendshme bashkë me xhaxhain P. Meta, ndërsa nga 1 janari 2020 e në vazhdim është Shefe Sektori në Prokurorinë e Tiranës.

Ndërsa vetë autori i ngjarjes Rei Meta përvecc sekserit, zyrtarisht punonte edhe si Përgjegjës Grupi i Inspektorëve të Kontrollit Fizik në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here