Dyshja Rama-Veliaj nuk ndalen me aferat/ Morën 80 mln euro kredi për UKT në kundërshtim me VKM për ‘Reforma e Ujit’

0
195

Në verën e vitit të kaluar, kryeministri Rama mblodhi të gjjthë kryetarët e Bashkive në Pogradec, kur ndër të tjera i urdhëroi ata që të bëheshin pjesë pa kushte e reformës së re të ujit, sipas VKM nr 302, dt. 11.05.2022, për reforminin e këtij sektori, ku maxhoranca e aksioneve në masën 51% i kalojnë Ministirisë së Energjitikës, nëpërmjet AKUM.

Sot një vit nga mbledhja dhe VKM-ja, vetëm Rajoni i Tiranës që përbëhet nga Kamza, Vora dhe Tirana, rreth 75% e gjithë Shqiperisë, nuk i janë bashkur kësaj reforme, dhe kjo me urdhër të Erion Veliajt, i cili nuk dëshiron ta lërë këtë perandori korrupsioni, nepotizmi, e qokash televizionesh t’i ikë nga duart, siç është Ujësjellësi Tiranës.

Ndër të tjera, përpos faktit që nuk është bashkuar kjo shoqëri, Veliaj me ndihmën dhe me urdhër të Kryeministrit, ka ngarkuar Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Energjitikës që të marrin një kredi nga BEI me vlerë 80 milion euro për llogari të Bashkisë Tiranë, për projektin e Unazës së Ujit të UKT, një projekt i cili parashikohet të shkojë mbi 160 milion euro, kur dhe sot e kësaj dite mbasi kredia është marrë, nuk kemi trasparencë se sa është vlera e plotë e këtij projekti.

Skandali tjetër qëndron në faktin se, pse qeveria shqiptare futet me garanci sovrane për t’i marrë kredi Bashkisë Tiranë?
Pse qeveria shqiptare nuk ka zbatuar  procedurat ligjore si në rastet e tjera

për kreditë e marra nga donatorët e huaj, ku ka lënë menaxhues Ministrinë e Trasnporteve nëpërmjet AKUM- Agjencisë së Ujësjellsave?
Si ka mundësi që këtë kredi e menaxhon Bashkia e Tiranës dhe në tavanet buxhetore rezulton e përfshirë në tavanet e Ministrisë së Energjitikës në zërin e ‘Ujit’??
Si ka mundësi që kjo kredi është marrë pa pasur një studim fizibileti të mirëfilltë?
Gojët e liga në bashki flasin që Tirana do bashkohet në shoqëritë e tjera në momentin që do përfundojnë procedurat e prokurimit të këtij mega-korrupsioni dhe më pas ia lënë qeverisë shqiptare dhe AKUM me një detyrim kredie, plus detyrime kontraktuale me mbi 400 milionë euro.

Dhe një pyetje për kryeministrin- Për çfarë reforme po flisni kur 75 përqind e bizneseve dhe popullsisë kombëtare është në Tiranë, Vorë dhe Kamëz, të cilat nuk janë agreguar në reformë?!

Ujësjellës Kanalizime Tiranë i ka humbjet 76%.
Uji që nuk faturohet është ne masen 76%, pra 24 % faturohet, dhe prap tek 24% ka shumë debi, borxhe të keqija.

E thjeshtëzuar:

Qeveria Rama nxjerr një VKM ku nëpërmjet AKUM merr drejtimin e aksioneve të UK-ve me 51% ajo dhe 49% i ngelen bashkive.

Qeveria Rama ka nënshkruar marrëveshjen me të gjitha bashkitë e vendit konform VKM 302 me përjashtim të Bashkisë Tiranë, me të cilën nuk e ka firmosur ende marrëveshjen.

Ndërkohë, në kundërshtim me veten del garante për një kredi të marrë nga Banka Europiane e Invesimeve me vlerë 80 milion euro dhe menaxhimin e kësaj kredie ia le Bashkisë Tiranë.

Dhe ç’është më e rëndësishmja, kredia është marrë pa plotësuar një nga kriteret më elementare  dhe më thëlbësore që duhet në këto raste, pasja e një studimi fizibiliteti.

Siç shihet, binomi Rama-Veliaj nuk ndalen në makutërinë e tyre për të vjedhur taksat e qytetarëve shqiptar, që vetëm në rastin e Tiranës i kanë marrë; gati 100 milionë euro për inceneratorin që nuk ekziston.
Kanë shpërdoruar 80 milionë eruo kredinë e butë, dhënë nga qeveria japoneze për Impiantin e Përpunimit të Ujërave të Zeza, i cili nuk funksionon.

Dhe e fundit, kanë marrë 80 milionë eruo të tjera për Ujësjellës Kanalizime Tiranë, e ndërkohë i kanë humbjet në rrejt në masën 76%, e çmimin e faturës së ujit më të lartën në vend e rajon.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here