Sukses i rëndësishëm për skuadrën kampione të Shqipërisë që fiton 2-1 në Letoni kundër Valmeira-s. Në raundin e tretë të UEFA Conference League, të kuqtë e nisën me një sukses që do të peshojë shumë edhe në fatet e kualifikimit për në fazën tjetër duke fituar 2-1.
Cara dhe Rapaj në pjesën e dytë kthyen rezultatin në favor të skuadrës së Zekic që e nisi me disavantazhin e një goli në pjesën e parë.
Ndeshja nisi me ritëm të ngadaltë për kampionët të cilët në pjesën e parë të takimit treguan limitet e tyre dhe Gustavo Silva shtangu Qirkon me një goditje fantastike nga distanca në minutën e 27.
Në rast se Partizani kualifikohet pas sfidës së javës tjetër, atëherë do të peshkojë në play off humbësen e sfidës Astana-Ludogorets, çka do të thotë se shkalla e vështirësisë do të rritej shumë me të dy kundërshtarët.