Nëse paratë e konçensioneve shkojnë tek kundërshtarët e mi duhen anuluar, por nëse vijnë tek unë duhen zgjatur. Me pak fjalë, kështu mund të shpjegohet vizioni qeverisës, me të cilin u mor vendimi i Edi Ramës për të zgjatur koncensionim e markimit të karburanteve.
Koncensioni parashikon shenjimin e karburantit me ngjyrues. Në bazë të këtij ngjyruesi përcaktohet lloji dhe destinacioni i karburantit që transportohet dhe në këtë mënyrë synohet të shmanget kontrabanda e karburanteve.
Deri tani, për këtë konçension shqiptarët kanë paguar rreth 30 milion euro për 10 vjet. Kur diskutohet çmimi i naftës, shpesh përmendet edhe taksaa e markimit, një nga taksat që rrit çmimin e karburantit. Kontrata u lidh nga qeveria Berisha në vitin 2011 dhe hyri në fuqi në 2013.
Kur socialistët ishin në opozitë dhe në vitet e para të pushtetit e sulmonin fort koncensionin e markimit, si një aferë korrupsioni që çon në shpërdorimin e taksave të shqiptarëve. Pas konçensionit ishte Ismail Mulleti, një biznesmen që asociohej shpesh pranë ish-kryeministrit Berisha. Logjika e qeverisë së Berishës ishte se paratë e shpenzuara për markimin e karburanteve ishin shumë herë më pak, se paratë e humbura nga shteti për shkak të kontrabandës.
Manovra e Ramës me paratë e konçensionit
Për vite me radhë socialistët u investuan në akuza të forta kundër koncensionit të markimit dhe për tre vjet arritën ta bllokonin atë. Deri vonë, Ministrja e Fincancave Delina Ibrahimi e quante të pazbatuar gjurmimin nga kompania fituese dhe shprehte nevojën për një sistem të ri gjurmimi për të shmangur kontrabandën me naftën.
Por çfarë ndodhi?
Në fillim të vitit të kaluar, më 16 shkurt 2022 kompania konçensionare “GFI Albania” ndryshoi pronar. Nga Ismail Mulleti kaloi tek Nerve Korkmaz, një grua me shtetësi turke.
Nerve Korkmaz, e cila ka qenë konsulle nderi e Shqipërisë në Turqi dhe është antare bordi në kompaninë TRK Group. Ajo njihet si njeri i afërt i Sinan Idrizit, që nga koha kur ky ishte president i Flamurtarit.
Synimet e Idrizit për të blerë kompaninë e markimit u mësuan përmes një denoncimi të biznesmenit turk, bosi i skuadrës së Gallatasarajit, Adnan Polat. Në qendër të skandalit ishte shuma prej 3.5 milion eurosh që Polat pretendonte se Idrizi ia kishte marrë përmes mashtrimit.
“Në padinë e tij, Polat pretendon se kishin rënë dakord me Idrizin që të blinin një kompani nafte duke i dhënë para atij, por sipas Polatit, ortaku shqiptar nuk ka bërë asgjë nga ato që kishtë marrë përsipër duke e mashtruar dhe duke i rrëmbyer 3.5 milionë USD” shkrujtën mediat turke.
Kompania e naftës që do të blinte Idrizi ishte GFI Albania, që kishte koncensionin e markimit. Në aktakuzë, Adnan Polat tregoi se bashkë me Sinan İdrizin shkuan në Shqipëri në 3 nëntor 2016, diskutuan çështjen me kryeministrin shqiptar Edi Ramën dhe morën pëlqimin dhe mbështetjen e tij. Polat i besoi Idrizit dhe më vonë depozitoi 3 milion 500 mijë dollarë në llogarinë e tij.
Kur blerja e koncensionit të markimit nuk u krye, Polat kërkoi t’i ktheheshin paratë, por duke qenë se Idrizi po i shmangej, ai e paditi atë në gjykatë. Gjykata në Turqi vendosi në favor të Idrizit, që u shpreh se Polat do të mbetej gjithnjë miku i tij. Por Polat reagoi duke thënë se do ta kërkonte të drejtën e tij në shkallët e tjera të gjyqësorit.
Gjithsesi, rrëfimi i Polat është i rëndësishëm për të kuptuar se konçensioni i markimit u zgjat me vendim të qeverisë Rama, pasi ky ka bekuar kalimin e kompanisë nga një dorë në tjetrën.
Ky nuk është i vetmi rast kur Rama përfshihet në një marrëdhënie biznesi të Sinan Idrizit.
Bashkë edhe tek Air Albania
Kur doli lajmi i mosmarrëveshjeve me bosin e Gallatasarajit, Sinan Idrizi sapo ishte bërë aksioner i Air Albania, kompania ajrore që u themelua me kapital turk dhe shqiptar.
Idrizi themeloi kompaninë “MDN Investment” vetëm 9 ditë para vendimit të qeverisë që e bëri ortak në Air Albania. Kompania e tij nisi me kapital fillestar vetëm 100 mijë euro për të marrë në pronësi aksionet e kompanisë ajrore.
Deri në atë kohë, nuk dihej shumë për Sinan Idrizin. Ai ishte një emër i panjohur për publikun shqiptar. Në disa pronocime të fundit publike, ishte shprehur se kishte lidhje biznesi në Turqi, ku kishte jetuar për shumë vite para se të kthehej në Shqipëri në vitin 2014.
Nga viti 2014 ai ishte një nga pronarët dhe administrator i Klubit të Futbollit Flamurtari, ku ishte ndëshkuar për rrahjen e një gjyqtari./Lapsi.al