Forumi Musliman proteston para selisë së KMSH: Të largohen ‘gylenistët’

0
176

Forumit Musliman të Shqipërisë, përpara selisë së Komunitetit Musliman të Shqipërisë duke kërkuar largimin e menjëhershëm të drejtuesve në Kryesinë e KMSH dhe në Këshillin e Përgjithshëm, të cilët i akuzojnë si përgjegjës të vetëm të rrënimit të legjitimitetit të përfaqësimit në organet drejtuese të këtij institucioni, si dhe humbjen e vlerës së shumë pronave që i takojnë muslimanëve, si në rastin më të fundit të ndërtimit të asaj që njihet tashmë si “Mali i Tiranës”.

Forumi Musliman i Shqipërisë ka bërë thirrje publike për një tubim paqësor në kuadër të sensibilizimit të besimtarëve muslimanë dhe opinionit publik për manipulimin që sipas tyre po iu bëhet zgjedhjeve për organet përfaqësuese të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë nga ata që Forumi i konsidron si “gylenistë”.

“Në këtë tubim Forumi Musliman kërkon largimin e menjëhershëm të stafit gylenist të instaluar në Kryesinë e KMSH dhe në Këshillin e Përgjithshëm, përgjegjës të vetëm të rrënimit të legjitimitetit të përfaqësimit në organet drejtuese të këtij institucioni.

Të katapultuar në krye të KMSH përmes një puçi institucional grupi gylenist, i cili përfaqesohet nga një pakicë e papërfillshme e xhematit të besimtarëve, ka uzurpuar drejtimin e jetës fetare, duke shpërfillur Statutin e KMSH, e në vend të zgjedhjeve të lira bën emërime arbitrare në Këshillat e Myftinive dhe në Këshillin e Përgjithshem, të personave që nuk njihen fare nga xhemati.

Forumi Musliman i Shqipërisë ka një histori të gjatë disavjeçare të perpjekjeve për dialog me kryesinë e uzurpuar të KMSH, por është ndeshur vazhdimisht me murin e refuzimit. Ne kemi denoncuar në vazhdimësi veprimet arbitrare të kësaj kryesie në dëm të imameve dhe vakëfeve, duke kundërshtuar përpjekjet këmbëngulëse të saj, që nëpërmjet presionit t’i largojnë ata nga Xhamitë, duke i zëvendësuar ata me të tjerë, të cilët i përkasin grupimit të tyre okult.

Ata nuk kanë hezituar, as që t’i akuzojnë ata për terrorizëm, pa asnjë provë, e t’i dërgojnë ata nëpër stacionet e policisë, ku iu janë marre shenjat e gishtërinjve sikur të ishin kriminelë. Këto, si dhe rrogat mizerabël prej 50 apo 100 dollarësh e kanë cenuar rëndë dinjitetin dhe figurën e udhëheqësve tanë në fe. Po ashtu kujtojmë këtu edhe mbylljen pa të drejtë të Medreseve në Kavajë, Korçë e Gjirokastër dhe paaftësinë për ta bërë të aksesueshme për të gjithë më çmimet e larta që kanë vendosur për Medresenë e Tiranës.

Forumi Musliman i Shqipërisë do të luftojë me vendosmëri dhe e sheh si prioritet, që në KMSH të rivendoset legjitimiteti. Besimtarët muslimanë, si qytetarë të Republikës së Shqipërisë, nuk mund të kërkojnë nga politika zgjedhje të lira e të ndershme, ndërkohë që nuk i aplikojnë ato brenda institucionit të tyre përfaqësues. Në krye të Institucionit dhe përbërjen e Këshillit të Përgjithshëm duhet të vijnë imamë dhe anëtarë të xhematit të zgjedhur me votën e lirë, pa manipulime, presione e kërcënime. Në krye të KMSH duhet të vijnë njerëz që duhet të shërbejnë si administratorë të jetës islame, e jo si sundues. Këshilli i Përgjithshëm duhet të jetë gjithëpërfshirës, e jo t’i përkasë grupimeve të caktuara”, thuhet në deklaratën e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here