Një protestë është paralajmëruar më 14 gusht për çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur në Himarë, Fredi Belerit. Mësohet se protesta do të mbahet në orën 18:00, në shëtitoren qëndrore të Spiles, jashtë zyrës së Omonias, sipas zyrës së shtypit të Fredi Belerit.Sakaq bëhet me dije se ditën e nesërme në vendin tonë do të mbërrijë deputeti i partisë Demokracia e Re, z. Angelos Syrigos i cili do të takohet në ambientet e paraburgimit Belerin
Pas këtij takimi, i cili është parashikuar në orën 12:00, deputeti grek do të ketë edhe një prononcim mediat shqiptare.