Shkëlzen Berisha ka reaguar pas postimit të kryeministrit Edi Rama, i cili dha sqarime në lidhje me firmën e tij në kullën që do të ndërtohet në qendër të Tiranës.
‘Ashtu siç dhe pritej vendosi ta hajë me “nder” njëlloj siç ka ngrënë me qindra pazare të tjera 20%-she ndërsa betonizonte Tiranën, gjatë gjithë karrierës së tij 30 vjeçare, për të “mirën” e vendit dhe të popullit!’, shkruan Berisha në Facebook.
Postimi i plotë:
Sepse 20%-shi vlen më shumë se balta!
Ashtu siç dhe pritej vendosi ta hajë me “nder” njëlloj siç ka ngrënë me qindra pazare të tjera 20%-she ndërsa betonizonte Tiranën, gjatë gjithë karrierës së tij 30 vjeçare, për të “mirën” e vendit dhe të popullit!
Kjo për faktin e thjeshtë se, 20%-shi i radhës vlen më shumë se përbaltja e kundërshtarit! Por ne këtë rast nuk e hëngri krejt vetëm por la dhe për derdimenët e tij mediatike që vazhdojnë llomotitjet se fajin për skandalet që firmos Rama e ka …. Shkëlzeni!