Ra aksidentalisht në kanal teksa peshkonte, gjendet pas 2 orë kërkimesh trupi i të riut në Fier

Pas më shumë se 2 orësh kërkimesh, është gjetur trupi i pajetë i të riut që u mbyt në  kanalin e Pojanit. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fier, ndërsa viktimë mbeti 21-vjeçari, Hamit Senka.

Policia bën me dije se pas më shumë se dy orësh kërkimesh, është gjetur trupi i pajetë i tij, në një kanal në Pojan.

Ai dyshohet se ka rënë në kanal aksidentalisht, ndërsa ishte duke peshkuar.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Policia e Fierit ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Fier, ku një i ri i mbyt në kanalin e fshatit Pojan. Sipas policisë, rreth orës 12:40, në fshatin Pojan, dyshohet se duke peshkuar, ka rënë aksidentalisht në kanal dhe është mbytur shtetasi Hamit Senka, 21 vjeç, banues në Roskovec.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për gjetjen e trupit të 21-vjeçarit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ra aksidentalisht në kanal teksa peshkonte, gjendet pas 2 orë kërkimesh trupi i të riut në Fier

Popullsia e Shqipërisë po shuhet, zgjohuni!

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko