Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Jorgucat në Dropull.
Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetin. Dyshohet për një viktime dhe një tjetër i lënduar rëndë.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e PMNZSH Dropull dhe të Policisë Rrugore për të hetuar shkaqet e aksidentit.
Dyshohet se mjetet po lëviznin me shpejtësi dhe nga goditja e fortë, furgoni ka dalë nga rruga dhe ka goditur një bari që gjendej në kullotë aty pranë me një tufë të imëtash.