Artan Fuga: Sapo më ka rënë në dorë një dokument zyrtar me thagma të rënda

0
3503

Sapo me ka rene ne dore nje dokument shume i rendesishem, zyrtar, konfidencial, te cilin do ta botoj neser!

 

Do te shihni thagma te renda!

—————————-

 

Zonja Flutura Acka, deputete, Kryetare e komisionit per edukim dhe media ne Kuvendin e Shqiperise, i eshte drejtuar me nje leter Presidentit te Republikes, z. Bajram Begaj, ku denoncon projektligjin per Akademine e Shkencave, me terma shume te rende, ashtu sikurse ky produkt i deputetit

 

Petro Koci

 

Ish kryetar i partise socialiste te vertete (i se vertetes fare ama)

 

Ish zevendes minister i mbrojtjes ( me siguri me arsim akademie ushtarake besoj)

 

Ish nenkryetar i Komisionit per edukim dhe media, (i dorehequr per brejtje ndergjegjeje)

 

eshte ne fakt.

 

Zonja Flutura Acka denoncon:

 

nje mbledhje klandestine ne Kuvend, organizuar nga Petro Koci.

 

i ankohet Presidentit se i jane uzurpuar kompetencat ligjore po nga Petro Koci.

 

Si edhe zbulon se projektligjit te vajtur per dekretim ne Presidence i mungojne tre firma te domosdoshme. Firma e saj, dhe e dy relatoreve.

 

Zonja Acka denoncon gjithashtu faktin skandaloz se teksti i projektligjit ka qene i ndryshem gjate shqyrtimit nga nje komision te tjetri,

 

si edhe jane perdorur dokumenta te manipuluara.

 

Zonja Acka hedh dyshimin trondites se pas atij projektligji qendrojne interesa financiare te paligjshme oligarkesh!

 

Jam tronditur kur me ka rene ne dore ajo leter!

 

Perse kjo sjellje?

 

Sipas meje kjo vjen se disa tipa kujtojne qe Presidentin e Republikes e kane ne xhep, meqe e kane votuar, ai duhet te mbylle syte per shkeljet ligjore qe denoncon zonja Acka!

 

Nisen nga nje opinion qe e perhapin vete se Presidenti firmos cfare t’i sjellin ata qe i bejne presion!!!

 

Turp!

 

Une kam bindjen se ky projektligj nuk mund t’i shkoje as noterit me te humbur te fshatit me te thelle te malesive kufitare te vendit, jo me kryetarit te shtetit, zotit Bajram Begaj.

 

Duan ta terheqin edhe ate ne nje praktike te pranimit dhe certifikimit te shkeljeve te renda ligjore qe jane kryer me pasoja juridike te renda.

 

Ja pse kam besim se zoti President nuk do te pranoje te ndyej penden e tij per ta dekretuar projektligjin e Petro Kocit dhe te grupit qe ka marre qe prej 19 korrikut te kaluar, pa mandat, nen kontroll te paligjshem akademine e shkencave. Ka bllokuar zgjedhjet dhe drejton duke uzurpuar postin publik.

 

Syte e te gjithe opinionit publik jane te drejtuar me besim te vendimi i zotit President i Republikes!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here