Një 30-vjeçar i akuzuar për një vrasje në Itali është arrestuar në Lezhë me qëllim ekstradimin drejt vendit fqinj.
“Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe ndërhyrjes së menjëhershme, profesionale, u lokalizua në një lokal në aksin rrugor Lezhë-Milot, u kap dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar G. Gj., 30 vjeç, banues në Shënkoll, Lezhë”, bëri me dije policia.