Sulmuesi Andrea Beloti, foli pas ndeshjes miqësore mes Partizanit dhe Romës, që përfundoi me rezultatin 1-2 për skuadrën italiane, në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “RTSH”, Beloti deklaroi:
“Ishte një ndeshje e luftuar, Partizani ka lojtarë të aftë, po bën eliminatoret dhe shihet që janë të përgatitur. Ne e dimë që me ngarkesat e punës, do të ishim jo në formë 100%. Por padyshim për të parën do të jemi të gjithë mirë.
Seria A është një kompeticion shumë i luftuar, kemi parë vitin e kaluar dhe mendoj se edhe këtë vit, do të jetë kështu. Ka shumë skuadra përpara shumë të forta. Kush do të shprehet më mirë dhe sigurojë pikët, siç bëri Napoli që na shkëputi. Shpresojmë që këtë vit të jemi ne kampionë, duhet të jemi të përqendruar për çdo ndeshje se e dimë që ka ekipe të forta dhe duhet të bëjmë sa më shumë pikë.