Skuadra e Romës ka prekur tokën shqiptare rreth 30 minuta pas mesditës. Jose Mourinho dhe të besuarit e tij bashkë me Marash Kumbullën zbarkuan në Rinas dhe më pas u akomoduan në një nga hotelet e kryeqytetit.
Sonte në orën 20:00 verdhekuqtë do të luajnë miqësoren e fundit të verës pikërisht kundër Partizanit në stadiumin ku më shumë se 1 vit më parë fitoi Conference League.