Një video skandal është publikuar në rrjetet sociale ku dëgjohet kryebashkiaku socialist i Divjakës teksa ofendon banorët.
Video është postuar nga deputeti demokrat Saimir Korreshi, i cili thotë se kryebashkiaku Josif Gorrea është “trimëruar” nga karrigia dhe ofendon banorët.
Nga sa kuptohet nga video, banorët janë mbledhur për të protestuar për hedhjen e mbetjeve në tokat e tyre.
Ata thonë se kamiona me plehra kanë ardhur nga Fieri dhe po hedhin plehrat në zonë.
Banorët marrin kryetarin e tyre për të zgjidhur situatën por debati degjeneron shumë shpejt.
Kryetari u thotë se protestën duhet ta kishin bërë para 10 vitesh, dhe ofendon një prej banorëve duke i thënë “Like kurva”.
Këta të fundit i kthehen duke i thënë se ka marrë votat e tyre.
Ndiqni videon:
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=310133054746320&id=1533980783&mibextid=Nif5oz