Detaje nga vrasja e shqiptarit në Greqi, viktima dhe autori ishin shokë

0
180

Aleksandër Zaka është shqiptari që u ekzekutua sot me plumb në kokë në Greqi.

51-vjeçari u gjet i pajetë në oborrin e banesës së tij në Salamina. Ishin të afërmi e tij që njoftuan autoritetet pasi panë trupin e Zakës.

I dyshuari për vrasjen e Zakës në ishullin grek të Salaminës raportohet se është një shtetas shqiptar.

Sipas mediave greke, viktima dhe autori ishin shokë me njëri-tjetrin, ndërsa mësohet se i dyshuari rezulton me precedent penalë për drogë dhe vjedhje. Ai është “zhdukur” prej ditës së shtunë, kur ndodhi edhe vrasja.

“Një ditë para krimit në shtëpi ndodheshin dy shqiptarët dhe një shtetas grek. Gjatë mbrëmjes shtetasi grek është larguar nga banesa dhe në shtëpi kanë qëndruar viktima dhe autori i dyshuar. Ky i fundit do të flinte në banesën e 51-vjeçarit.

Por kur shtetasi grek është kthyer të nesërmen, ai e ka gjetur viktimën të ulur në një karrige i qëlluar me plumb në pjesën e pasme të kokës. Ndërkohë shqiptar rezulton i zhdukur dhe autoritetet jane vendosur në kërkim të tij”, thanë burimet për median greke.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here