Gjatë dy ditëve të fundit në pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Qafë Thanës kanë hyrë e kanë dalë më shumë se 45.000 shtetas të huaj dhe shqiptarë.
Fluksin më të lartë gjatë këtyre dy ditëve e ka pasur pika kufitare e Kapshticës. Autoritetet e stacionit kufitar kanë punuar me kapacitet maksimal të sporteleve në hyrje ndërkohë në dalje kanë vijuar të punojne me 3 sportele.
Gjatë 48 orëve të fundit nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë kanë hyrë e kanë dalë më shumë se 17.000 shteta, ndërkohë që vetëm një ditë më parë nga vendit fqinj në vendin tonë, nga Qafë Thana kanë kaluar 7928 shtetas të huaj e shqiptarë, duke regjistruar numrin më të lartë të hyrjeve në këtë sezon turistik.
Në qoftë se nga Greqia në drejtim të Shqipërisë pjesa më e madhe e shtetasve janë shqiptarë të cilët do të kalojnë pushimet pranë familjeve të tyre, nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë me të shumtë janë shqiptarë të vendit fqinj të cilët kanë vijnë për të pushuar në bregdet.
Gjatë kësaj periudhe lëvizjet kanë qenë të shumta nga turistët që vijnë nga vendet e lindjes, pjesa më e madhe që vijnë për pushime ndërkohë që një pjesë e vogël përdorin Shqipërine për të kaluar në vendet e BE-së.