Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule në protestën për kryebashkiakun Fredi Belerin tha se arrestimi i tij është metodë e sistemeve totalitare.
Dule tha se çdo ditë që Beleri ri në burg, zvogëlohet qëndrimi i kryeministrit Edi Rama në pushtet, ku citoi “Nuk e di me kë është ngatërruar”.
“Të dashur himariotë, më lejoni të falënderoj kolegët e mi të parlamentit grek që ndodhen këtu mes nesh. Të gjithë do donim që situata të ishte ndryshe. Festa do ishte shumë e madhe, por kemi një protestë të madhe në vend të kësaj. Kemi indinjatë të thellë, sepse po shkelen të drejtat themelore. Është metoda e sistemeve totalitare të mos funksionojnë ndryshe, të burgosin. Ashtu si në sistemet e tjera totalitare ka të burgosur, Edi Rama mban Fredin tonë. Ai donte dinjitetin e qytetarëve të tij dhe e burgosën. Ky është motivi i regjimeve që nuk funksionojnë dot pa të burgosur politikë. Putini mban të burgosur Navalnyn, ndërsa Rama mban Fredin tonë.
I drejtohem sërish kryeministrit të vendit, dëshiroj që sërish t’i kujtoj se çdo moment që zgjatet burgosja e tij, po kaq zvogëlohet qëndrimi i tij në pushtet. Edi Rama nuk e di më kë është ngatërruar”, u shpreh ai.