Djali i Presidentit të SHBA/ Çështja Hunter Biden, avokatët: Marrëveshja mbi akuzat për armëmbatje pa leje mbetet në fuqi

0
142
FILE PHOTO: Hunter Biden, son of U.S. President Joe Biden, departs federal court after a plea hearing on two misdemeanor charges of willfully failing to pay income taxes in Wilmington, Delaware, U.S. July 26, 2023. REUTERS/Jonathan Ernst/File Photo

Avokatët e zotit Hunter Biden po bëjnë presion për të mbajtur në fuqi një pjesë të një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë që arritën me prokurorin, statusi i ri i të cilit si prokuror i posaçëm intensifikoi hetimin për shkelje të mundshme të ligjit të taksave ndaj djalit të Presidentit Biden përpara zgjedhjeve të vitit 2024.

Avokati i zotit Hunter Biden argumentoi në dokumentet e dërguara në gjykatë të dielën vonë se një marrëveshje që e kursen atë nga ndjekja penale për një akuzë për shkelje të ligjit të armëmbajtjes është ende në fuqi edhe pse marrëveshja e pranimit të fajësisë për akuzat mbi shkeljet tatimore kryesisht u prish gjatë një paraqitjeje në gjykatë muajin e kaluar.

Avokati i tij argumenton se Departamenti i Drejtësisë vendosi të “tërhiqet” në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja mbi taksat. Marrëveshja mbi akuzën për armëmbajtje pa leje përmban gjithashtu një klauzolë imuniteti ndaj ndjekjes penale federale për disa krime të tjera të mundshme.

Hunter Biden planifikon t’i përmbahet kushteve të kësaj marrëveshjeje, duke përfshirë mospërdorimin e drogës dhe alkoolit, thotë avokati Christopher Clark në dokumentet e dorëzuara në gjykatë. Ai thotë se prokurorët i ftuan ata të fillonin negociatat për pranimin e fajësisë në maj, “diktuan kryesisht” gjuhën e marrëveshjes dhe e nënshkruan atë, kështu që ata duhet gjithashtu të jenë të detyruar ta respektojnë atë.

Nuk është qartë nëse prokurorët pajtohen që pjesa mbi marrëveshjen për armëmbajtjen pa leje të mbetet në fuqi. Gjykatësja federale Maryellen Noreika i urdhëroi ata të përgjigjen deri të martën. Departamenti i Drejtësisë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Marrëveshja me dy pjesë mbi taksat dhe akuzat për armëmbajtje mendohej se kishte përfunduar në masë të madhe hetimin afatgjatë të mbikëqyrur nga prokurori i Delauerit, David Weiss. Por marrëveshja u rrëzua pasi një gjykatës ngriti pyetje në lidhje me kushtet e saj dhe u duk se ishte shkatërruar plotësisht kur prokurorët thanë se çështja ishte nisur drejt procesit të gjykimit, sipas dokumenteve të dorëzuara në gjykatë të premten.

Prokurorët zbuluan ngërçin ndërsa Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland emëroi gjykatësin Weiss në postin e prokurorit të posaçëm, një status që i jep kompetenca të gjera për të hetuar dhe raportuar gjetjet e tij.

Qeveria tha se negociatat për pranimin e fajësisë janë ndërprerë, kërkoi që të tërhiqeshin akuzat për shkelje tatimore kundër zotit Hunter Biden në Delauer dhe tregoi se ajo mund të ngrinte akuza ndaj tij në një gjykatë tjetër, në Uashingtoni ose në Kaliforni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here