Tërmet Peçi hap tender për rikonstruksionin e ‘basketbollistit’ Edi Rama!

0
622

Nga Boldnews.al

Tërmet Peçi, kryetari i Bashkisë së Tepelenës, është një nga “pashallarët” e rinj të Shqipërisë. Ai ka 12 vite në krye të kësaj bashkie, teksa së fundmi ka fituar edhe mandatin e katërt dhe sipas ndryshimeve të ligjit, duhet të jetë i fundit. Por, kjo s’e ka penguar që gjithë këto kohë ai të ketë një idhull; kryeministrin Edi Rama! Një pikturë e “basketbollistit” Edi Rama ndodhet në një palestër në Tepelenë. Ndërkohë, që fraza e tij e famshme “Fitore publiçitare” bëri xhiron e rrjetit disa vite më parë. Megjithatë, kohët kalojnë dhe Tërmeti në këtë mandat të katërt ka menduar edhe për rehatinë e tij. Pasi “rehatoi” kryeministrin në palesër, Tërmeti do të rikonstruktojë edhe zyrën e tij 40 m2 në Bashkinë e Tepelenës. Nuk është një apartament garsionere, apo 1+1, por vetë zyra e kryetarit.

Sipas dokumenteve që disponon redaksia e BoldNews.al, Bashkia e Tepelenës ka hapur një tender rikonstruksioni. Por, edhe në këtë tender Tërmeti ka treguar gjithë zgjuarsinë e tij. Fillimisht, ai shkruan në dokumente se do të rikonstruktojë palestrën me “basketbollistin” Edi Rama dhe më pas zyrën e tij. Pra, me një procedurë, ai do të rregullojë Ramën dhe do të rehatojë veten në zyrën 40 metra katrorë. Procedura e tenderit është shpallur në këto ditë gushti, teksa objekti i këtij tenderi është “rikonstruksion shtresë parketi palestra e basketbollit dhe zyra e kryetarit të Bashkisë”. Mësohet se tenderi është bërë në mënyrë elektronike në datën 14 gusht. Në dokument janë edhe punët që kërkohen të bëhen. Fillimsiht, do të bëhet prishje shtresë parketi ekzistues në palestër prej 65 metra katrorësh. Riparime të shtresës ekzistuese. “Prishje shtresë parketi ekzistues, zyra, 40 m2. Shtresë parketi zyra e kryetarit 40 m2” thuhet në këto dokumente. Pra, e gjithë palestra është 65 m2, ndërkohë që zyra e kryetarit është 40 m2.

Image

“Parketi duhet të jetë druri inxhinerik i cilësisë së parë dhe me qendrueshmëri të lartë. Trashësia e parketit mbi 14 mm. Vendosja e tij do të bëhet me nënshtresa. Çdo material që do të vendoset do të testohet dhe OE do të parqesë mostrën për të testuar cilësinë, ngjyrën, qendrueshmërinë si dhe përshtatjen me objektin ekzistues. Punimet e kryera do të monitorohen dhe merren në dorëzim nga komisioni i specilaizuar i ngritur për këtë qëllim” thuhet në këtë dokument. Pra, s’ka llafe me zyrën e kryetarit apo edhe me “basketbollistin” Edi Rama. Janë ngritur një sërë komisionesh për këto pune!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here